Në qytetin e Gjakovës, në jugperëndim të Kosovës, u zhvillua edicioni i 76-të i garës tradicionale të kërcimeve nga Ura e Fshejt.
Kërcimet nga Ura e Fshejt u organizuan nga klubi "Bridge Divers" në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës.
Në garën tradicionale të kërcimeve morën pjesë 20 garues nga Kosova dhe vendet fqinje të cilët kërcyen nga një lartësi prej 22 metrash në ujërat e lumit Drini i Bardhë.
Florid Gashi zuri vendin e parë në garë, ndërsa Shkëlzen Goçi u rendit i dyti.
Tradita e kërcimeve nga Ura e Fshejt vazhdoi pa ndërprerje nga viti 1954 deri në vitin 1999 dhe pas një pauze disavjeçarë për shkak të luftës në Kosovë, rifilloi në vitin 2014.
E ndërtuar në shekullin e 18-të, Ura e Fshejt u rindërtua pasi ishte shkatërruar plotësisht gjatë Luftës së Parë Botërore.
Synimi i këtij aktiviteti është që të rikthehet në nivel ndërkombëtar dhe të kontribuojë në turizmin e vendit.


















