| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Dhjetëra kolonë izraelitë bastisën kompleksin e Xhamisë Al-Aksa nën mbrojtjen e policisë
Burime lokale thanë se kolonët hynë në kompleks dhe kryen publikisht rituale talmudike në oborret e tij nën mbrojtjen izraelite
Dhjetëra kolonë izraelitë bastisën kompleksin e Xhamisë Al-Aksa nën mbrojtjen e policisë
Dhjetëra kolonë izraelitë bastisën kompleksin e Xhamisë Al-Aksa nën mbrojtjen e policisë / TRT Balkan

Dhjetëra kolonë izraelitë mëngjesin e sotëm kanë bastisur kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar nën mbrojtjen e forcave izraelite, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Wafa, burime lokale thanë se kolonët hynë në kompleks dhe kryen publikisht rituale talmudike në oborret e tij nën mbrojtjen izraelite.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët në botë, ndërsa hebrenjtë e quajnë zonën Mali i Tempullit, duke pretenduar se aty kanë qenë dy tempuj hebrenj në kohët e lashta.

Policia izraelite që nga viti 2003 ka lejuar kolonët të hyjnë çdo ditë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, përveç të premteve dhe të shtunave.

Sipas Ministrisë Palestineze të Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare, kolonët izraelitë bastisën xhaminë 30 herë gjatë muajit prill.

Palestinezët thonë se Izraeli ka intensifikuar për dekada përpjekjet për judaizimin e Kudsit Lindor, përfshirë Xhaminë Al-Aksa, si dhe për të fshirë identitetin arab dhe islam të qytetit.

Palestinezët e kërkojnë Kudsin Lindor si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm, duke cituar rezolutat ndërkombëtare që nuk e njohin pushtimin izraelit të qytetit në vitin 1967 apo aneksimin e tij në vitin 1980.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë