| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Agjencia turke e inteligjencës kap një operativ të lartë të DAESh-it dhe e sjell në Türkiye
Burimet e sigurisë turke thanë se operacioni kishte në shënjestër krahun mediatik ISIS-K, degës së organizatës terroriste me bazë në Afganistan.
Agjencia turke e inteligjencës kap një operativ të lartë të DAESh-it dhe e sjell në Türkiye
Agjencia turke e inteligjencës kap një operativ të lartë të DAESh-it dhe e sjell në Türkiye/ Foto: AA

Organizata Kombëtare e Inteligjencës e Türkiyesë (MIT) ka kapur një operativ të dyshuar të nivelit të lartë të grupit terrorist DEASh dhe e ka sjellë atë në Türkiye, raporton Anadolu.

Burimet e sigurisë turke thanë se operacioni kishte në shënjestër krahun mediatik ISIS-K, degës së organizatës terroriste me bazë në Afganistan.

I dyshuari, i identifikuar si Ahmet Kazanci dhe i njohur me pseudonimet “Abu Ubeyde” dhe “Abu Ibrahim”, u arrestua gjatë operacionit. Burimet e sigurisë thanë se Kazanci kishte marrë drejtimin e të ashtuquajturit sektor mediatik të grupit për Türkiye pas kapjes së paraardhësit të tij, Ozgur Altun i njohur si “Abu Yasir Al Turki”.

Burimet thanë se MIT-i konstatoi se Kazanci kishte udhëtuar nga Türkiye drejt rajonit Afganistan-Pakistan, ishte bashkuar me ISIS-K dhe kishte luajtur një rol aktiv në kampet e organizatës.

Hetuesit zbuluan se ai kishte punuar së bashku me Altunin në lehtësimin e transferimit të rekrutëve nga Türkiye drejt rajonit Afganistan-Pakistan dhe më vonë kishte marrë përgjegjësinë për aktivitetet e organizatës pas arrestimit të Altunit.

Sipas burimeve, informacionet e siguruara nga MIT-i tregonin se Kazanci kishte mbijetuar pas sulmeve ajrore kundër militantëve të DEASh-it në Pakistan dhe më pas kishte planifikuar të hyjë ilegalisht në Türkiye për të vazhduar aktivitetet në emër të grupit.

Më pas, thanë burimet, ai u kap në një operacion pranë kufirit.

Gjatë marrjes në pyetje, sipas burimeve, Kazanci pranoi lidhjet e tij me Altunin, përshkroi stërvitjen ushtarake dhe ideologjike që kishte marrë brenda organizatës dhe pranoi se kishte kryer aktivitete mediatike dhe propagandistike për grupin.

Burimet e sigurisë thanë se operacioni pengoi planet e dyshuara të DEASh-it kundër Türkiyes dhe zbuloi rrjetet e përdorura për transferimin e rekrutëve drejt organizatës.