| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Këshilli Kushtetues i Francës rrëzon ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç
Këshilli vlerësoi se neni 1 cenon në mënyrë të papërshtatshme, të panevojshme dhe joproporcionale lirinë e shprehjes së personave nën 15 vjeç.
Këshilli Kushtetues i Francës rrëzon ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç
Këshilli Kushtetues i Francës rrëzon ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Këshilli Kushtetues i Francës të premten rrëzoi ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, të miratuar nga parlamenti në korrik, duke e cilësuar atë si cenim joproporcional të lirisë së shprehjes, raportoi BFMTV. 

Këshilli tha se neni 1 i ligjit, i cili synonte të mbronte të miturit nga rreziqet që lidhen me përdorimin e rrjeteve sociale, “përbën cenim që nuk është i përshtatshëm, i nevojshëm dhe proporcional” ndaj lirisë së shprehjes dhe komunikimit të personave nën moshën 15 vjeç.

Duke pranuar “kërkesën kushtetuese për mbrojtjen e interesit më të mirë të fëmijës”, Këshilli tha se ndalimi i gjerë “mund të zbatohet ndaj shërbimeve të komunikimit onlajn, rreziqet e të cilave për shëndetin dhe sigurinë e të miturve ... nuk janë vërtetuar”.

Megjithatë, Këshilli nuk u shpreh për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkollat e mesme, i cili përfshihet në të njëjtin ligj.

Legjislacioni, i cili duhej të hynte në fuqi më 1 shtator, synonte t’u ndalonte përdoruesve nën moshën 15 vjeç qasjen në platformat e rrjeteve sociale, si dhe në funksionet sociale të faqeve të njohura si YouTube, shërbimet e mesazheve dhe disa videolojëra onlajn.

Ligji parashikonte përjashtime, veçanërisht për enciklopeditë onlajn dhe drejtoritë arsimore ose shkencore, por Këshilli tha se këto përjashtime ishin tepër “të kufizuara”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë