| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari për krime lufte ndaj popullsisë civile në Kosovë
I dyshuari ka qenë pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë derisa më 22 maj të vitit 1999 kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës femër me inicialet Sh.D., e cila nuk u kishte mbijetuar plagëve të marra.
Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari për krime lufte ndaj popullsisë civile në Kosovë
Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari për krime lufte ndaj popullsisë civile në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet R.D., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” në Komunën e Vushtrrisë.

Prokuroria njofton se, sipas aktakuzës, i dyshuari ka qenë pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë derisa më 22 maj të vitit 1999 kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës femër me inicialet Sh.D., e cila nuk u kishte mbijetuar plagëve të marra.

Po ashtu, i pandehuri akuzohet se në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve, në trajtim çnjerëzor, torturë, plaçkitje dhe dëbim të popullsisë civile shqiptare.

Rasti i është dërguar për shqyrtim të mëtejmë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet në masën e paraburgimit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë