Shefi i Shtabit të Përgjithshëm turk, Gjeneral Selcuk Bayraktaroglu, u takua të martën në kryeqytetin Ankara me Kryetarin e Shtabit të Përbashkët të ShBA-së, gjeneralin Dan Caine, në margjinat e samitit të NATO-s.
Bayraktaroglu e priti Caine me një ceremoni zyrtare në selinë e Shtabit të Përgjithshëm Turk.
Pas intonimit të himneve kombëtare të Türkiyes dhe të ShBA-së, Caine inspektoi gardën e nderit.
TË REKOMANDUARA
Pas ceremonisë, Bayraktaroglu dhe Caine zhvilluan bisedime me dyer të mbyllura.
Më herët, Caine vizitoi Anitkabirin, mauzoleumin e themeluesit të Republikës së Türkiyes, Mustafa Kemal Ataturk. Caine, i shoqëruar nga një delegacion amerikan, mbajti një moment heshtjeje përpara se të vendoste një kurorë në mauzole.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë























