| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Vihet nën kontroll zjarri në jug të Maqedonisë së Veriut
"Beteja ishte shumë e vështirë dhe për këtë arsye u bëj thirrje qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm", tha drejtori i DMSh-së, Stojançe Angellov.
Vihet nën kontroll zjarri në jug të Maqedonisë së Veriut
Vihet nën kontroll zjarri në jug të Maqedonisë së Veriut

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njoftoi se zjarri pranë fshatit Lozan në Komunën e Mogillës afër Manastirit, është vënë nën kontroll.

Situata më e vështirë për përballimin e zjarreve dje ishte në Pellagoni, ku zjarri rrezikoi disa fshatra.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSh), Stojançe Angellov deklaroi se kishte angazhuar një ekip për reagim të shpejtë të DMSh-së, të përbërë nga 20 pjesëtarë, të cilët u vendosën shpejt në terren dhe ndihmuan në shuarjen e zjarrit.

"E kemi edhe një person të lënduar, me shumë gjasë me djegie në pëllëmbët e duarve. Ai është dërguar në spital", tha Angellov.

"Beteja ishte shumë e vështirë dhe për këtë arsye u bëj thirrje qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm", shtoi ai.

Angelov theksoi se dita e djeshme ishte një nga ditët më të vështira këtë verë për përballimin e zjarreve të shumta që shpërthyen në territorin e vendit.

Deri në orën 7:30 të mëngjesit janë regjistruar gjithsej 40 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave gjashtë janë aktive, tre janë nën kontroll dhe 31 janë shuar, njoftoi QMK-ja.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë