| Albanian
SPORT
2 minuta leximi
Bosnjë e Hercegovina e përfundoi paraqitjen në Botëror pas humbjes 0:2 ndaj ShBA-së
“Dragonjtë” u mposhtën në Santa Clara, pas një paraqitjeje historike në fazën nokaut, e cila përfundoi kundër nikoqirit të Botërorit.
Bosnjë e Hercegovina e përfundoi paraqitjen në Botëror pas humbjes 0:2 ndaj ShBA-së
Bosnjë e Hercegovina e përfundoi paraqitjen në Botëror pas humbjes 0:2 ndaj ShBA-së

Kombëtarja e Bosnjë e Hercegovinës e përfundoi paraqitjen në Kampionatin Botëror 2026 pasi u mposht në 1/16 e finales nga nikoqiri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rezultat 0:2.

Amerikanët kaluan në epërsi në minutën e 45-të me golin e Folarin Balogun, i cili pas një topi të futur në zonë mposhti portierin e Bosnjë e Hercegovinës, Nikola Vasilj.

Rezultatin përfundimtar 2:0 e vulosi Malik Tillman në minutën e 82-të me një gol të shkëlqyer nga goditja e lirë. Lojtarët dhe stafi teknik i Bosnjë e Hercegovinës protestuan ashpër, duke konsideruar se ndërhyrja në skajin e zonës nuk ekzistonte, ndërsa reagime edhe më të forta pati pasi gjyqtari nuk akordoi faull ndaj Esmir Bajraktareviq në aksionin që i parapriu golit.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Levi’s” në Santa Clara, pranë San Franciscos, para rreth 69 mijë shikuesve.

Të përzgjedhurit e trajnerit Sergej Barbarez shkruan histori me kualifikimin në fazën nokaut të Kampionatit Botëror, pasi fazën e grupeve e përfunduan si një nga tetë kombëtaret më të mira të vendit të tretë. Në Grupin B ata grumbulluan katër pikë dhe zunë vendin e tretë pas Zvicrës dhe Kanadasë, ndërsa lanë pas Katarin.

Përveç kualifikimit historik mes 32 kombëtareve më të mira në botë, tifozët e Bosnjë e Hercegovinës ishin ndër më të dalluarit në këtë Botëror.

Kombëtarja e ShBA-së në 1/8 e finales do të përballet me Belgjikën.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë