| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Shefi i inteligjencës turke takohet me zyrtarin kurd në Irak, në fokus stabiliteti rajonal
Ibrahim Kalini dhe Bafel Jalal Talabani diskutuan zhvillimet, duke vënë theksin mbi rëndësinë e stabilitetit rajonal.
Shefi i inteligjencës turke takohet me zyrtarin kurd në Irak, në fokus stabiliteti rajonal
Shefi i inteligjencës turke takohet me zyrtarin kurd në Irak, fokusi te stabiliteti rajonal

Kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Türkiyes (MIT), Ibrahim Kalın dhe udhëheqësi i PUK-së, Bafel Jalal Talabani, mbajtën bisedime me dyer të mbyllura të mërkurën në veri të Irakut.

“Gjatë takimit në provincën e Sulejmanijes, Kalıni dhe Talabani diskutuan zhvillimet dhe nënvizuan rëndësinë e stabilitetit rajonal”, thuhet në një deklaratë të PUK-ut.

Ata gjithashtu shkëmbyen mendime mbi procesin “Türkiye pa terrorizëm”, me Talabanin që riafirmoi mbështetjen e PUK-ut për suksesin e këtij hapi historik.

“Ne vazhdojmë përpjekjet tona, duke ndjekur rrugën e Presidentit Mam Jalal, në mënyrë që ky hap i rëndësishëm dhe vendimtar të ketë sukses, me synimin për të forcuar bashkëjetesën dhe për të arritur një paqe gjithëpërfshirëse që i shërben sigurisë dhe qetësisë së mbarë Lindjes së Mesme”, citohet të ketë thënë Talabani në deklaratë.

Turkiye ka hyrë në një epokë të re uniteti dhe fuqie pas çarmatimit të organizatës terroriste PKK vitin e kaluar, duke i dhënë fund një fushate terrori 47-vjeçare.

Kalıni dhe Talabani theksuan gjithashtu nevojën për zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella në kuadër të mbrojtjes së interesave të përbashkëta.

Më herët, Kalıni u prit në Erbil nga presidenti i Administratës Rajonale Kurde të Irakut, Masud Barzani, me të cilin shkëmbeu mendime mbi zhvillimet rajonale.

Ndërsa të martën, shefi i MIT-it u prit në Pallatin e Bagdadit nga Presidenti i Irakut, Nizar Amedi, ku u diskutuan mënyrat për forcimin e bashkërendimit ndërmjet Irakut dhe Türkiyes në fushat e sigurisë dhe inteligjencës.

Sipas Presidencës irakiane, në takim u shqyrtuan gjithashtu zhvillimet rajonale e ndërkombëtare, si dhe përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe inteligjencës.

“Dialogu dhe mirëkuptimi i ndërsjellë përbëjnë shtyllat themelore për përballimin e krizave”, citohet të ketë deklaruar Amedi.

Nga ana e tij, Kalini rikonfirmoi angazhimin e Türkiyes për të ruajtur bashkërendimin dhe bashkëpunimin e ngushtë me Irakun në të gjithë sektorët.

Veçmas, kreu i inteligjencës turke u takua të martën në Bagdad edhe me Kryeministrin irakian, Ali al-Zaidi.

Kurse gjatë vizitës në qytetin verior irakian të Kirkukut, Kalini inspektoi objektin historik të Kalasë së Kirkukut dhe vizitoi varrezat e dëshmorëve turq.

Ai vizitoi gjithashtu selinë e Frontit Turkmen të Irakut (ITC), ku u takua me përfaqësues të komunitetit turkmen.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë