| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Trumpi: Marrëveshja me Iranin drejt finalizimit, nënshkrimi mund të bëhet në Evropë
“Do të bisedojmë edhe me Türkiyen. Presidenti Erdoğan ishte i jashtëzakonshëm” në ndërmjetësimin e përfundimit të luftës me Iranin.
Trumpi: Marrëveshja me Iranin drejt finalizimit, nënshkrimi mund të bëhet në Evropë
Trumpi: Marrëveshja me Iranin drejt finalizimit, nënshkrimi mund të bëhet në Evropë / Reuters

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, deklaroi se dokumenti i marrëveshjes me Iranin është në fazën përfundimtare të përgatitjes, duke shtuar se “brenda pak ditësh” procesi do të përfundojë.

Trump iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi zhvillimet aktuale pas ceremonisë së nënshkrimit të mbajtur në Zyrën Ovale.

Ai theksoi se marrëveshja me Iranin është drejt finalizimit dhe se puna mbi tekstin përfundimtar të dakordësimit vazhdon.

“Po kalojmë nëpër procesin e përgatitjes së versionit përfundimtar të dokumenteve. Ky proces do të përfundojë brenda pak ditësh dhe do të organizohet një ceremoni nënshkrimi, ndoshta edhe në Evropë”, tha Trumpi.

Presidenti amerikan deklaroi se ka zhvilluar bisedime me liderë të shumtë rajonalë, përfshirë edhe Türkiyen, dhe se këto kontakte vazhdojnë.

Duke komentuar rolin e Ankarasë në procesin e marrëveshjes me Iranin, Trumpi tha: “Do të bisedojmë edhe me Türkiyen. Presidenti (Recep Tayyip) Erdoğan ishte i jashtëzakonshëm në këtë proces”.

I pyetur nëse lideri iranian Mujtaba Khamenei e ka miratuar marrëveshjen, Trumpi iu përgjigj: “Nga sa kuptoj unë, përgjigjja është po”.

Trumpi theksoi gjithashtu se sapo të nënshkruhet marrëveshja, Ngushtica e Hormuzit do të hapet dhe ShBA-ja do ta heqë bllokadën detare ndaj Iranit.

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti, ndoshta këtë fundjavë”, tha ai.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë