| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Fidan dhe Barrack i diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe në Ankara
Ambasadori amerikan Tom Barrack thotë se Uashingtoni e vlerëson partneritetin me Türkiyen, ndërsa të dyja vendet vazhdojnë të punojnë së bashku për sfidat dhe mundësitë e përbashkëta.
Fidan dhe Barrack i diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe në Ankara
Fidan dhe Barrack i diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe në Ankara

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, u takua me ambasadorin amerikan në Türkiye dhe të dërguarin e posaçëm për Sirinë dhe Irakun, Tom Barrack, sipas burimeve diplomatike.

Burimet thanë se takimi u zhvillua të hënën në kryeqytetin Ankara dhe nuk dhanë hollësi të tjera rreth takimit.

Barrack tha se gjatë takimit u diskutua forcimi i partneritetit mes Uashingtonit dhe Ankarasë, ndërsa bisedën me Fidanin e cilësoi “produktive”.

“Diskutim produktiv sot me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, mbi fuqinë e partneritetit ShBA-Türkiye dhe interesat tona të përbashkëta për avancimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit rajonal”, shkroi Barrack në platformën X.

Ai shtoi se ShBA-ja “e vlerëson partneritetin me Türkiyen, ndërsa vazhdojmë të punojmë së bashku për sfidat dhe mundësitë që i kemi përpara”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë