| Albanian
KLIMA
1 minuta leximi
Belgjika mund ta regjistrojë verën më të nxehtë që nga viti 1833
Meteorologu Dehenauw nga Instituti Mbretëror Meteorologjik i Belgjikës tha se vera e vitit 2026 ka të ngjarë ta tejkalojë rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2018, kur temperatura mesatare sezonale arriti në 19,8 gradë Celsius.
Belgjika mund ta regjistrojë verën më të nxehtë që nga viti 1833
Belgjika mund ta regjistrojë verën më të nxehtë që nga viti 1833/ AA

Belgjika mund të regjistrojë verën më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve meteorologjike në vitin 1833, ndërsa temperatura mesatare sezonale pritet të arrijë rreth 20,2-20,3 gradë Celsius.

Meteorologu David Dehenauw nga Instituti Mbretëror Meteorologjik i Belgjikës tha për VRT NWS se vera e vitit 2026 ka të ngjarë ta tejkalojë rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2018, kur temperatura mesatare sezonale arriti në 19,8 gradë Celsius.

Instituti pritet t’i publikojë të dhënat përfundimtare më 1 shtator.