| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Ministri Nufi në Ankara: Shqipëria dhe Türkiye ndajnë një partneritet të konsoliduar strategjik
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Türkiye, ndërkohë është pritur me ceremoni nga ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler.
Ministri Nufi në Ankara: Shqipëria dhe Türkiye ndajnë një partneritet të konsoliduar strategjik
Ministri Nufi në Ankara: Shqipëria dhe Türkiye ndajnë një partneritet të konsoliduar strategjik

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se Shqipëria dhe Türkiye ndajnë një partneritet të konsoliduar strategjik. 

Nufi ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Türkiye, ndërkohë është pritur me ceremoni nga ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler.

Në një reagim në rrjetet sociale, Nufi ka theksuar se sot në Ankara gjatë takimit zyrtar ministrin Guler nënvizuan bashkërisht nevojën për të thelluar më tej bashkëpunimin në mbrojtje e siguri në fusha me interes të ndërsjellë.

"Shqipëria dhe Türkiye ndajnë një partneritet të konsoliduar strategjik, të mbështetur në lidhje të forta historike dhe njerëzore, në anëtarësimin e përbashkët në NATO dhe në ambicien e rritjes së bashkëpunimeve të qëndrueshme. Forcojmë përpjekjet e përbashkëta me Türkiyen mike në modernizimin e FARSH (Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë), zhvillimin e kapaciteteve dhe rritjen e ndërveprueshmërisë në përputhje me standardet e NATO-s", është shprehur Nufi.

Ai ka theksuar ndër të tjera se dy vendet shohin potencial investimi të kompanive turke dhe ndërmarrjeve të përbashkëta në industrinë shqiptare të mbrojtjes.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë