| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme
Në mënyrë të veçantë, udhëtimet për arsye turistike në këtë rajon duhet të shtyhen deri në një njoftim të dytë, tha Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme
Ministria e Jashte e Shqipërisë: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme / AA
10 orë më parë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm në rajonin e Lindjes së Mesme, pas përshkallëzimit të situatës dhe në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve.

Në mënyrë të veçantë, udhëtimet për arsye turistike në këtë rajon duhet të shtyhen deri në një njoftim të dytë.

“Lidhur me përshkallëzimin në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve, përsërisim thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë çdo udhëtim për arsye turistike në këtë rajon, deri në një njoftim të dytë”, citohet në deklaratën e MEPJ-së.

Ministria informon se po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të njoftojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo ndryshim të situatës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë