| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti turk dënon ashpër sulmin vdekjeprurës të Huthive ndaj aeroportit në kryeqytetin saudit
Recep Tayyip Erdoğan shprehu solidaritet me Arabinë Saudite pas sulmeve që lanë të vdekur 13 persona dhe qindra të plagosur, si dhe e rikonfirmoi angazhimin për paqen dhe stabilitetin rajonal.
Presidenti turk dënon ashpër sulmin vdekjeprurës të Huthive ndaj aeroportit në kryeqytetin saudit
Presidenti turk dënon ashpër sulmin vdekjeprurës të Huthive ndaj aeroportit në kryeqytetin saudit

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, dënoi ashpër të hënën sulmet e rebelëve Huthi ndaj aeroportit kryesor në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, nga të cilat humbën jetën 13 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Duke folur pas mbledhjes së Kabinetit në Kompleksin Presidencial në Ankara, Erdoğan tha se Türkiye qëndron përkrah Arabisë Saudite dhe popullit të saj kundër “sulmeve të paligjshme dhe çnjerëzore”.

Ai shprehu ngushëllime për personat e vrarë në sulme, përfshirë edhe ata që po kryenin Umren, si dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

“Ne dëshirojmë paqe dhe stabilitet në gjithë rajonin tonë”, tha Erdogan, duke shtuar se Türkiye do të vazhdojë ta mbrojë paqen e bazuar në “përgjegjësinë rajonale”.

Presidenti njoftoi gjithashtu se po punohet për t’ia paraqitur parlamentit në ditët në vijim Marrëveshjen e Mbrojtjes së Përbashkët të Mekës, një pakt i nënshkruar në gusht mes Türkiyes, Arabisë Saudite dhe Pakistanit, me qëllim përfundimin e procedurave të miratimit në vend.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë