Türkiye ka dënuar “me termat më të ashpër” sulmin e fundit të Huthive që kishte në shënjestër Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në kryeqytetin saudit Rijad.
“Ne dënojmë me termat më të ashpër sulmin e përsëritur të Huthive ndaj Aeroportit Ndërkombëtar King Khalid në Rijad, kryeqytetin e Arabisë Saudite”, tha Ministria e Punëve të Jashtme.
Türkiye shprehu ngushëllimet për familjet e personave të vrarë nga sulmi dhe u dëshiroi shërim të shpejtë të plagosurve, duke shprehur gjithashtu solidaritetin e saj me popullin saudit.
Ankaraja theksoi se sulmet që synojnë qëllimisht infrastrukturën civile dhe civilët e pafajshëm përbëjnë shkelje të qarta të së drejtës ndërkombëtare dhe të parimeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare.
“Veprimet që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe minojnë përpjekjet e përbashkëta të komunitetit ndërkombëtar për vendosjen e paqes duhet të marrin fund menjëherë”, thuhet në deklaratë.
Türkiye gjithashtu riafirmoi mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Arabisë Saudite.






















