| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë e Hercegovinë më 4 tetor
Në zgjedhje, rreth tre milionë votues do të kenë të drejtë të votojnë për anëtarët boshnjakë, serbë dhe kroatë të Presidencës trepalëshe të BeH-së si dhe për qeveritë dhe deputetët në nivel kantonal, entiteti dhe shtetëror.
Zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë e Hercegovinë më 4 tetor
Zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë e Hercegovinë më 4 tetor / AA

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) i Bosnjës e Hercegovinës njoftoi se zgjedhjet e përgjithshme në vend do të mbahen më 4 tetor.

Në një deklaratë me shkrim të KQZ-së thuhet se është marrë vendim që zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë e Hercegovinë, të përbëra nga zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të organizohen më 4 tetor.

Në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të mbahen për herë të dhjetë që nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit që i dha fund luftës së viteve 1992-1995, qytetarët do të votojnë për anëtarët boshnjakë, serbë dhe kroatë të Presidencës trepalëshe të Bosnjës e Hercegovinës si dhe për qeveritë dhe deputetët në nivel kantonal, entiteti dhe shtetëror.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në vend ka më shumë se tre milionë votues të regjistruar, ndërsa zgjedhjet e përgjithshme mbahen çdo katër vjet.

Zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Bosnjë e Hercegovinë u mbajtën më 2 tetor 2022.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë