| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Maqedonci diskuton me sekretarin e Industrisë Turke të Mbrojtjes çështjen e fabrikës së municionit
Ministri kosovar gjatë këtij takimi të cilin e konsideroi “të rëndësishëm” tha se diskutoi me Gorgun për ndërtimin e themeleve të industrisë së mbrojtjes në Kosovë.
Maqedonci diskuton me sekretarin e Industrisë Turke të Mbrojtjes çështjen e fabrikës së municionit
Maqedonci diskuton me sekretarin e Industrisë Turke të Mbrojtjes çështjen e fabrikës së municionit / AA

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, në kuadër të angazhimeve për forcimin e partneritetit strategjik, në margjina të “SAHA EXPO 2026”, ka zhvilluar takim me sekretarin e Industrisë së Mbrojtjes të Türkiye, Haluk Gorgun.

Ministri Maqedonci e konsideroi takimin “të rëndësishëm”. Ai në rrjetet sociale tha se diskutoi me Gorgun për ndërtimin e themeleve të industrisë së mbrojtjes në Kosovë, me fokus të veçantë për projektin e fabrikës së municionit, e cila pritet të ndërtohet këtë vit si një markë 100 për qind vendore.

“Po ashtu, biseduam për thellimin e bashkëpunimit me kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes, prokurimet e radhës dhe nismat konkrete për bashkëprodhime të mundshme”, njoftoi Maqedonci.

Më tej, ministri kosovar njoftoi se së bashku me sekretarin Gorgun, u takua edhe me zv/presidentin e Türkiyes, Cevdet Yilmaz, si dhe shefin ekzekutiv të kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar, njëherazi themelues i SAHA EXPO, me të cilët vizituan disa prej stendave të kompanive pjesëmarrëse.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes, të ndërtuara ndër vite mbi besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë, po thellohen vazhdimisht, duke u shndërruar në një shtyllë të rëndësishme për garantimin e paqes, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon”, shkroi Maqedonci.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë