| Albanian
LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
IPC-ja: 1,4 milion njerëz në Gaza pritet të përballen pasiguri të rëndë ushqimore
Deri në fund të vitit, sipas IPC-së, Gaza pritet të përballen me “nivele të larta të pasigurisë së rëndë ushqimore”.
IPC-ja: 1,4 milion njerëz në Gaza pritet të përballen pasiguri të rëndë ushqimore
IPC-ja: 1,4 milion njerëz në Gaza pritet të përballen pasiguri të rëndë ushqimore

Rreth 1,4 milion njerëz në Gaza pritet të përballen me “nivele të larta të pasigurisë së rëndë ushqimore” deri në dhjetor të vitit 2026, krahasuar me 1,2 milion gjatë periudhës nga mesi i prillit deri në qershor. Kjo pritet pavarësisht përmirësimeve të sjella nga ndihmat humanitare, sipas një analize të re të Klasifikimit të Integruar të Fazave të Sigurisë Ushqimore (IPC), të publikuar të enjten.

IPC-ja bëri të ditur se numri i personave në fazën e krizës (Faza 3) ose në kushte më të rënda parashikohet të rritet në 67 për qind të popullsisë së Gazës. Ndërkohë, rreth 212 mijë persona pritet të mbeten në fazën e emergjencës (Faza 4). Të pesë provincat e Gazës janë klasifikuar në gjendje krize.

Sipas raportit, zgjerimi i ndihmave humanitare pas armëpushimit të tetorit 2025 kontribuoi në përmirësimin e sigurisë ushqimore dhe të ushqyerjes. Vetëm gjatë muajit maj, ndihmat ushqimore arritën te rreth 1,49 milion njerëz.

Megjithatë, raporti paralajmëron se racionet mbeten të pamjaftueshme, burimet e jetesës janë shkatërruar dhe 83 për qind e familjeve deklarojnë se nuk kanë asnjë burim të ardhurash. Për pasojë, shumica e familjeve varen nga ndihmat e jashtme.

IPC-ja paralajmëroi se përmirësimet e fundit mbeten “tejet të brishta”, pasi ndihmat humanitare janë pakësuar që nga shkurti për shkak të mungesës së fondeve dhe pasigurisë që rrethon veprimtarinë e organizatave ndërkombëtare humanitare.

Pa ndihma ushqimore humanitare, rreth 1,9 milion njerëz, ose afro 90 për qind e popullsisë së Gazës, do të përballeshin me nivele të larta të pasigurisë së rëndë ushqimore deri në dhjetor, paralajmëroi raporti.

Gjithashtu, parashikohet që deri në prill të vitit 2027, rreth 74.200 fëmijë nën moshën pesëvjeçare të kenë nevojë për trajtim për kequshqyerje akute, përfshirë 11.432 raste të rënda.

Ndërkohë, 24.600 gra shtatzëna dhe gjidhënëse kanë nevojë për mbështetje urgjente ushqimore.

IPC-ja bëri thirrje për qasje të vazhdueshme humanitare, zgjerimin e programeve të ushqyerjes dhe ndërprerjen e përhershme të luftimeve, me qëllim që të parandalohet përmbysja e përmirësimeve të arritura së fundmi.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë