| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Peleshi diskuton me ambasadorin e Azerbajxhanit zgjerimin e partneritetit mes dy vendeve
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë bëri të ditur se në qendër të bisedimeve ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh politik, ekonomik, tregtar dhe intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar, si dhe projekti i gazifikimit të Korçës.
Peleshi diskuton me ambasadorin e Azerbajxhanit zgjerimin e partneritetit mes dy vendeve
Peleshi diskuton me ambasadorin e Azerbajxhanit zgjerimin e partneritetit mes dy vendeve / Niko Peleshi/ Facebook
3 orë më parë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, është takuar me Ambasadorin e Azerbajxhanit në Tiranë, Anar Huseynov, dhe drejtorin ekzekutiv të Kompanisë Shtetërore të Naftës të Azerbajxhanit (SOCAR) për Ballkanin, Murad Heydarov.

Në një reagim në rrjetet sociale në lidhje me takimin, Peleshi ka theksuar se në qendër të bisedës ishte avancimi i bashkëpunimit dypalësh politik, ekonomik, tregtar dhe intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar.

"Një vëmendje e veçantë iu kushtua projektit të gazifikimit në qytetin e Korçës, si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit energjetik dhe ekonomik", ka shkruar Peleshi.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë