Ministri turk i Energjisë dhe i Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, tha të enjten se u takua me ministrin irakian të naftës, Basim Mohammed Khudair, në Bagdad për ta diskutuar bashkëpunimin energjetik midis dy vendeve.
Në një postim në platformën NSosyal të Türkiyes, Bayraktar tha se ai mbajti "një takim produktiv" me Khudair, gjatë të cilit të dyja palët shqyrtuan fushat e mundshme të bashkëpunimit në naftë dhe gaz natyror, veçanërisht në lidhje me tubacionin e naftës bruto Irak-Türkiye.
Bayraktar tha se përdorimi sa më efektiv i infrastrukturës ekzistuese dhe mbështetja e saj me lidhje të reja përbën bazën e vizionit të përbashkët të Türkiyes dhe Irakut për energjinë.
“Në përputhje me këtë vizion, ne po vazhdojmë përpjekjet tona për ta transformuar Projektin e Rrugës së Zhvillimit jo vetëm në një korridor tregtar dhe transporti, por edhe në një rrugë rajonale të energjisë”, tha ai.
Bayraktar shtoi se Türkiye i kushton rëndësi ecjes përpara në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e sapoformuar të Irakut.























