Tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në orë e para të së enjtes në një sulm të ShBA-së dhe Izraelit pranë qytetit jugperëndimor iranian Ahvaz, njoftoi Zv/guvernatori i provincës Khuzestan për çështjet e sigurisë, Valiollah Hayati. Ai tha se sulmi kishte në shënjestër një zonë në periferi të Ahvazit.
“Si pasojë e këtij sulmi, tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën”, u tha Hayati gazetarëve.
Ai tha se ekipet e shpëtimit dhe ato mjekësore po punojnë në vendngjarje.
Më herët, Komanda Qendrore e Ushtrisë së ShBA-së (CENTCOM) tha se forcat amerikane kanë nisur sulme shtesë kundër Iranit për të dobësuar më tej aftësinë e tij për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Sulmet erdhën disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar me Iranin për t’i dhënë fund luftës ishte i “përfunduar” dhe se ShBA-ja “me shumë gjasë” do ta godasë përsëri Iranin më vonë të mërkurën.























