| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Trump: Cisternat e naftës po rifillojnë lëvizjen përmes Ngushticës së Hormuzit
“Anijet po fillojnë të lëvizin, shumë prej tyre të ngarkuara me naftë, duke dalë nga Ngushtica e Hormuzit. Ato po e përdorin ‘autostradën’ jugore, e cila është plotësisht e sigurt dhe e paprekur”, tha Trump.
Trump: Cisternat e naftës po rifillojnë lëvizjen përmes Ngushticës së Hormuzit
Trump: Cisternat e naftës po rifillojnë lëvizjen përmes Ngushticës së Hormuzit / Foto: AA

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se anijet që transportojnë naftë kanë filluar të dalin nga Ngushtica e Hormuzit, pasi ShBA-ja dhe Irani njoftuan se kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

“Anijet po fillojnë të lëvizin, shumë prej tyre të ngarkuara me naftë, duke dalë nga Ngushtica e Hormuzit. Ato po e përdorin ‘autostradën’ jugore, e cila është plotësisht e sigurt dhe e paprekur”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

“Ekzistojnë edhe rrugë të tjera të lundrimi”, shtoi ai.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, vendi i të cilit udhëhoqi ndërmjetësimin midis Uashingtonit dhe Teheranit, sot herët njoftoi se ShBA-ja dhe Irani kanë arritur një marrëveshje pas negociatave intensive, me të dyja palët që shpallën ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet të premten në Zvicër.