| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Shkup, mbahet programi i hapjes së projektit të shkollës verore me mbështetjen e TIKA-s
Në programin e hapjes së shkollës verore morën pjesë përfaqësues të shoqatave, nxënës si dhe familjarët e tyre.
Shkup, mbahet programi i hapjes së projektit të shkollës verore me mbështetjen e TIKA-s
Shkup, mbahet programi i hapjes së projektit të shkollës verore me mbështetjen e TIKA-s/ Foto: AA

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, u mbajt programi i hapjes së shkollës verore që do të organizohet për nxënësit e shkollave fillore.

Në programin e hapjes së shkollës verore, e cila do të organizohet nga shoqatat "Ensar" dhe "Köprü" me seli në Shkup, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Türkiyes dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), morën pjesë përfaqësues të shoqatave, nxënës si dhe familjet e tyre.

Kryetari i Shoqatës "Ensar", Süleyman Baki, në fjalën e tij u uroi suksese nxënësve që do të marrin pjesë në shkollën verore dhe shprehu dëshirën që projekti, i cili vazhdon prej 19 vitesh, të jetë i dobishëm.

Kryetari i Shoqatës "Köprü", Hüsrev Emin tha se nxënësit që do të marrin pjesë në shkollën verore do të fitojnë përvoja të bukura gjatë programit. Ai falënderoi Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit si dhe TIKA-n për mbështetjen e tyre ndaj projektit.

Shkolla verore, e cila organizohet për herë të 19-të këtë vit, do të zgjasë tre javë.

Në shkollën verore, ku do të marrin pjesë gjithsej 122 nxënës të grupmoshës 7-14 vjeç, do të zhvillohen lëndë të ndryshme, nga jeta e profetit Muhamed, jeta e profetëve, edukimi i vlerave dhe të tjerë.