| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Trump thotë se ShBA-ja "po bisedon me Iranin"
“Ne e mundëm Iranin. Po ecim shumë mirë me Iranin, po bisedojmë me Iranin”, tha Trump.
Trump thotë se ShBA-ja "po bisedon me Iranin"
Trump thotë se ShBA-ja "po bisedon me Iranin"/ AFP

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten se Uashingtoni po zhvillon bisedime me Iranin, duke pretenduar se ShBA-ja ndodhet në një pozitë të fortë pas përballjes me Teheranin.

I pyetur nga gazetarët se çfarë mesazhi kishte për Iranin, Trump tha se ShBA-ja e ka mundur këtë vend dhe se po shënon përparim në marrëdhëniet me Teheranin.

“Ne e mundëm Iranin. Po ecim shumë mirë me Iranin, po bisedojmë me Iranin”, tha Trump.

Ai pretendoi se gjatë gjashtë apo shtatë muajve të fundit nuk është vrarë asnjë ushtar amerikan.

“Ngushtica e Hormuzit është e hapur. Po bëjnë më shumë biznes se kurrë me naftën ... dhe ne po bisedojmë me Iranin”, tha ai.