| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Sulmet izraelite vrasin tre palestinezë dhe plagosin 20 të tjerë në Gaza
Sulmet me dronë dhe të shtënat ndaj civilëve në Gaza dhe Khan Younis vazhdojnë, pavarësisht armëpushimit.
Sulmet izraelite vrasin tre palestinezë dhe plagosin 20 të tjerë në Gaza
Sulmet izraelite vrasin tre palestinezë dhe plagosin 20 të tjerë në Gaza/ AP

Sulmet e reja izraelite kanë vrarë tre palestinezë dhe kanë plagosur 20 të tjerë në Rripin e Gazës, në shkeljen më të fundit të armëpushimit, njoftuan të mërkurën burime mjekësore.

Në jug të Gazës, një burim mjekësor në Spitalin Nasser bëri të ditur se dy palestinezë u vranë dhe 16 të tjerë, përfshirë fëmijë, u plagosën nga një sulm me dron izraelit që kishte në shënjestër civilët në zonën Al-Majayda të Al-Mawasit, në perëndim të Khan Younisit.

I njëjti burim tha se një i ri pësoi lëndime të shkallës së mesme pasi forcat izraelite hapën zjarr pranë zonës Rafah Garage, në qendër të Khan Younisit.

Ndërkohë, artileria izraelite bombardoi periferinë lindore të Al-Qararës, në veri të Khan Younisit, por nuk u raportuan viktima.

Në veri të Gazës, një burim mjekësor në Spitalin Al-Shifa tha se një palestinez u vra dhe tre të tjerë, përfshirë dy fëmijë, u plagosën kur një dron izraelit goditi një grup civilësh në lagjen Al-Rimal të Qytetit të Gazës.

Sipas autoriteteve palestineze, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor 2025, sulmet izraelite kanë vrarë 1.209 palestinezë dhe kanë plagosur 3.943 të tjerë, shumica gra dhe fëmijë.

Izraeli vazhdon ofensivën e tij ushtarake në Gaza që nga 8 tetori 2023. Sipas autoriteteve palestineze, lufta ka shkaktuar mbi 73.000 të vrarë dhe më shumë se 174.000 të plagosur, ndërsa rreth 90 për qind e infrastrukturës civile të enklavës është shkatërruar.


Eksploro
Shpërthim në një objekt të magazinimit të LNG-së të operuar nga ShBA-ja në Egjipt
Italia e dënon dhunën në Bregun Perëndimor nga pushtuesit izraelitë
Mbi 1.300 familje pa energji elektrike mes zjarreve në Francë, ndërsa flakët u zbutën në Spanjë
Irani dënon sulmet ajrore të ShBA-së dhe Arabisë Saudite në Irak
Portugalia dënon përshkallëzimin e dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar
Mjeshtri i Devdahut mban gjallë trashëgiminë e mëndafshit të Bursas
Dy ushtare izraelite bënë vetëvrasje, shkon në 16 numri i ushtarakëve që vranë veten këtë vit
Kreu i OKB-së: Liderët e Qipros ranë dakord për përgatitjen e bisedimeve të zgjeruara joformale
OKB-ja: Pasiguria dhe dhuna detyrojnë mbi 20 mijë njerëz të ikin nga Darfuri i Sudanit
Forcat e Mobilizimit Popullor të Irakut: 20 të vrarë në sulmet ajrore ShBA-Arabi Saudite
Rusia akuzon themeluesin e Telegramit, Durov, për ndihmë ndaj terrorizmit
Zelensky: Trump miratoi licencat për prodhimin e sistemeve raketore Patriot në Ukrainë
Tërmet 6,8 ballësh në Japoni, të paktën një viktimë dhe 10 të zhdukur
Japonia lëshon alarm për cunami pas tërmetit 7,1 ballë
Propalestinezët mblidhen jashtë Shtëpisë së Bardhë për të protestuar ndaj vizitës së Netanyahut
Putin: Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë "thyejnë rekord"
Netanyahu largohet fshehurazi nga Izraeli drejt Uashingtonit për bisedime me Trumpin
Izraeli bastis qendrën e trajnimit të UNRWA-së në Kudsin Lindor, arreston stafin
Shefi i OKB-së, Guterres takon përfaqësues të shoqërisë civile siriane në Damask
Sulmet ukrainase me dronë vrasin dy persona dhe plagosin 17 të tjerë në Rusi