Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, mbërriti të premten në Arabinë Saudite për një vizitë pune njëditore.
Avioni i Erdoğanit u ul në Aeroportin Ndërkombëtar "Mbreti Abdulaziz" në Xhedah, ku u prit nga zëvendësguvernatori i rajonit të Mekës, Mishaal bin Abdulaziz Al Saud, ambasadori i Türkiyes në Rijad, Emrullah Isler, dhe konsulli i përgjithshëm në Xhedah, Mustafa Unal.
Pas mbërritjes, Erdoğani u nis drejt qytetit të shenjtë të Mekës.
TË REKOMANDUARA
Gjatë vizitës, pritet që presidenti turk të takohet me princin e trashëgimtar dhe kryeministrin saudit, Mohammed bin Salman, si dhe me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif.
Detajet e axhendës së bisedimeve nuk janë bërë ende publike.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë





















