| Albanian
LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Siri, dy të vdekur dhe 14 të plagosur pas një shpërthimi afër Damaskut
"Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe tre të tjerë të plagosur ndodhen në gjendje kritike", tha Ministria e Brendshme siriane.
Siri, dy të vdekur dhe 14 të plagosur pas një shpërthimi afër Damaskut
Siri, dy të vdekur dhe 14 të plagosur pas një shpërthimi afër Damaskut

Dy persona mbetën të vrarë ndërsa 14 të tjerë u plagosën, pasi një bombë shpërtheu të enjten në një minibus pasagjerësh në qytetin sirian Jaramana, afër Damaskut, tha sot Ministria e Brendshme siriane.

"Tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike", tha ministria në Telegram, duke shtuar se ekipet e saj po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e "bombës kriminale".

Ministria u bëri thirrje të gjithëve "të shmangin përfshirjen në përpjekjet për të shkaktuar mosmarrëveshje ose për të minuar paqen civile".

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.