| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Türkiye kërkon forcimin e bashkëpunimit me Shqipërinë, Çekinë dhe Kroacinë gjatë Samitit të NATO-s
Türkiye kërkon të forcojë bashkëpunimin me aleatët e saj në NATO, Republikën Çeke, Kroacinë dhe Shqipërinë, ndërsa Ankaraja pret samitin historik të aleancës këtë javë, tha ministri turk i Tregtisë Omer Bolat.
Türkiye kërkon forcimin e bashkëpunimit me Shqipërinë, Çekinë dhe Kroacinë gjatë Samitit të NATO-s
Türkiye kërkon forcimin e bashkëpunimit me Shqipërinë, Çekinë dhe Kroacinë gjatë Samitit të NATO-s/ AA

Türkiye kërkon ta forcojë bashkëpunimin me aleatët e saj në NATO, Republikën Çeke, Kroacinë dhe Shqipërinë, ndërsa Ankaraja pret Samitin historik të Aleancës këtë javë, tha sot ministri turk i Tregtisë Omer Bolat.

"Ne vazhdojmë vullnetin tonë të fortë për të rritur vëllimin e tregtisë midis Türkiyes e Çekisë dhe për ta avancuar më tej bashkëpunimin tonë ekonomik, veçanërisht në investime, industri, teknologji dhe industrinë e mbrojtjes, mbi bazën e përfitimit reciprok", tha Bolat në platformën turke të medieve sociale NSosyal pasi mirëpriti kryeministrin çek Andrej Babish, i cili ndodhet në Türkiye për Samitin në kryeqytetin Ankara të organizuar nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Bolat shtoi se Türkiye, me ekonominë e saj të fortë, vendndodhjen strategjike dhe diplomacinë aktive tregtare, do të vazhdojë të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit midis aleatëve. Në një deklaratë të veçantë, Bolat tha se mirëpriti presidentin kroat Zoran Millanoviq, i cili po e viziton gjithashtu Türkiyen për Samitin e NATO-s.

Bolat tha se Türkiye dhe Kroacia vazhdojnë t’i avancojnë marrëdhëniet e tyre mbi bazën e vullnetit të përbashkët dhe besimit të ndërsjellë, me mundësi të reja bashkëpunimi. Ai më vonë tha se mirëpriti kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili ndodhet në kryeqytetin turk për të marrë pjesë në Samit dhe e përcolli atë në takimin e liderëve në kompleksin presidencial.

Bolat tha se Türkiye dhe Shqipëria synojnë t'i ngrenë marrëdhëniet e tyre ekonomike në nivele më të larta përmes projekteve të reja dhe investimeve të ndërsjella. Ai shprehu shpresën se kontaktet gjatë Samitit do të ndihmojnë në forcimin e solidaritetit midis aleatëve të NATO-s, konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Türkiyes dhe vendeve partnere.

Samiti në Ankara po mbledh së bashku liderët e aleancës prej 32-anëtarësh si dhe partnerët kryesorë për ta diskutuar kapacitetin mbrojtës të Evropës, objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes të Aleancës, modernizimin ushtarak dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.

Takimi i Ankarasë shënon Samitin e dytë të NATO-s të organizuar nga Türkiye, pas Samitit të Stambollit të vitit 2004. Mbledhja gjithashtu ofron një platformë për takime dypalëshe midis Türkiyes dhe vendeve aleate për bashkëpunimin politik, sigurinë dhe ekonomik.