| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Flakët përfshijnë zonën e Peqinit në Shqipëri, angazhohen forcat për lokalizimin e vatrave
Pavarësisht situatës së rënduar, deri tani nuk raportohet për banesa të tjera apo bagëti të rrezikuara drejtpërdrejt. Nga flakët është dëmtuar vetëm një banesë e vjetër dhe e pabanuar.
Flakët përfshijnë zonën e Peqinit në Shqipëri, angazhohen forcat për lokalizimin e vatrave
Flakët përfshijnë zonën e Peqinit në Shqipëri, angazhohen forcat për lokalizimin e vatrave

Qindra forca dhe dhjetëra mjete janë angazhuar në Peqin për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit që vijojnë të jenë aktive në zonat e Përparimit dhe Pajovës.

Ndërhyrja në terren nisi që në orët e para të mëngjesit, me pjesëmarrjen e zjarrfikësve, strukturave të emergjencave civile, Forcave të Armatosura dhe banorëve të zonave të prekura.

Në operacion po marrin pjesë edhe mjete zjarrfikëse dhe mbështetëse të ardhura nga 11 Bashki. Një pjesë e tyre janë vendosur pranë zonave të banuara, ndërsa ekipe të tjera po punojnë për kufizimin e përhapjes së flakëve dhe krijimin e brezave mbrojtës.

Pavarësisht situatës së rënduar, deri tani nuk raportohet për banesa të tjera apo bagëti të rrezikuara drejtpërdrejt. Nga flakët është dëmtuar vetëm një banesë e vjetër dhe e pabanuar.

Operacioni pritet të vijojë gjatë gjithë ditës, ndërsa krahas ndërhyrjes nga toka është parashikuar edhe mbështetje nga ajri për shuarjen e vatrave ende aktive.

BURIMI:ATA