| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
UKMTO: Një tanker u godit nga predhë e panjohur në Ngushticën e Hormuzit
Sipas njoftimit, goditja ka shkaktuar zjarr të vogël dhe ndërprerje të energjisë elektrike në bord.
UKMTO: Një tanker u godit nga predhë e panjohur në Ngushticën e Hormuzit
UKMTO: Një tanker u godit nga predhë e panjohur në Ngushticën e Hormuzit/ AP

Një tanker është goditur nga një predhë e paidentifikuar teksa po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit të premten, njoftoi Qendra e Operacioneve té Tregtisë Detare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

Sipas UKMTO-së, kapiteni i anijes ka raportuar se cisterna është goditur gjatë kalimit në dalje nga ngushtica në orën 11:22 GMT.

Sipas njoftimit, goditja ka shkaktuar zjarr të vogël dhe ndërprerje të energjisë elektrike në bord.

Zjarri u shua më vonë dhe anija po vijon lundrimin, shtoi UKMTO-ja.

Sipas agjencisë, nga incidenti nuk janë raportuar viktima apo pasoja mjedisore.

Autoritetet po hetojnë incidentin, ndërsa agjencia u bëri thirrje anijeve që lundrojnë në këtë zonë të tregojnë kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.