| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Komisioni Evropian i shqyrton arsyet e zgjatjes së kontrolleve kufitare nga Italia me Spanjën
Italia i zgjati të mërkurën kontrollet e saj të përkohshme kufitare me Spanjën për 15 ditë të tjera.
Komisioni Evropian i shqyrton arsyet e zgjatjes së kontrolleve kufitare nga Italia me Spanjën
Komisioni Evropian i shqyrton arsyet e zgjatjes së kontrolleve kufitare nga Italia me Spanjën/ Reuters

Komisioni Evropian tha sot se po i shqyrton arsyet e Italisë për zgjatjen e kontrolleve të përkohshme kufitare me Spanjën, mes shqetësimeve të vazhdueshme për situatën në enklavën spanjolle Ceuta.

"Lidhur me arsyet e zgjatjes, ajo që mund të them është se po e shqyrtojmë këtë dhe jemi në kontakt me shtetet anëtare", u tha gazetarëve në Bruksel zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier. Ai tha se Komisioneri për Punët e Brendshme, Magnus Brunner, është në kontakt të ngushtë dhe të rregullt me ​​autoritetet spanjolle dhe italiane, përfshirë ministrat e tyre të brendshëm.

"Shtetet anëtare mund të vendosin kontrolle kufitare në kufijtë e brendshëm në kushte të caktuara", tha Mercier.

Italia i zgjati të mërkurën kontrollet e saj të përkohshme kufitare me Spanjën për 15 ditë të tjera. Ministria e Brendshme italiane tha se vendimi u nxit nga situata në Ceuta dhe vazhdimi i shqetësimeve që më parë i kishin çuar autoritetet të vendosnin kontrollet.

Rreth 72 mijë njerëz kaluan në mënyrë të parregullt nga Maroku në Ceuta më 30-31 korrik, sipas vlerësimeve të qeverisë spanjolle. Më shumë se 3.000 emigrantë, përfshirë disa qindra të mitur, vlerësohet se ende jetojnë në rrugët e enklavës spanjolle në Afrikën e Veriut.