| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Rama viziton Himarën e prekur nga zjarri: “Ç’nuk na vret na bën më t’fortë”
Kryeministri takoi dhe falënderoi efektivët e Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, shërbimeve zjarrfikëse dhe të gjitha strukturave të angazhuara në përballimin e situatës dhe mbrojtjen e jetës së banorëve dhe pronës.
Rama viziton Himarën e prekur nga zjarri: “Ç’nuk na vret na bën më t’fortë”
Rama viziton Himarën e prekur nga zjarri: “Ç’nuk na vret na bën më t’fortë”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte pasditen e djeshme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri një natë më parë, ku pa nga afër situatën dhe angazhimin në terren.

Kryeministri takoi dhe falënderoi efektivët e Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, shërbimeve zjarrfikëse dhe të gjitha strukturave të angazhuara në përballimin e situatës dhe mbrojtjen e jetës së banorëve dhe pronës.

“Ç’nuk na vret na bën më t’fortë”, u shpreh Rama.

Nga të gjiithë shërbimet pati një angazhimi maksimal në terren për përballimin e situatës së zjarreve; 881 forca operacionale, 75 automjete zjarrfikëse dhe 340 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar gjatë 24 orëve të fundit, me mbështetjen e helikopterëve dhe avionit “Air Tractor” gjatë ditës së sotme.

Për banorët e prekur, Bashkia e Himarës po vijon identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë