| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Trump: Administrata po shqyrton shkarkimin e ambasadores amerikane në Greqi
“Po, po e shqyrtojmë. Po, nuk jemi të kënaqur”, deklaroi presidenti amerikan.
Trump: Administrata po shqyrton shkarkimin e ambasadores amerikane në Greqi
Trump: Administrata po shqyrton shkarkimin e ambasadores amerikane në Greqi

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, deklaroi të hënën se administrata e tij po shqyrton mundësinë e largimit të Kimberly Guilfoyle nga posti i ambasadores amerikane në Greqi, pas raportimeve për shkelje të pretenduara, që lidhen me dhurata dhe pretendime se ajo ka kërkuar para në këmbim të qasjes te zyrtarët e administratës.

I pyetur nga gazetarët, teksa po largohej nga Shtëpia e Bardhë drejt Ohajos, nëse po shqyrtonte shkarkimin e Guilfoyle, Trump u përgjigj: “Po, po e shqyrtojmë. Po, nuk jemi të kënaqur.”

Deklarata e tij vjen pas raportimeve se presidenti po shqyrton mundësinë e shkarkimit të Guilfoyle pas akuzave për sjelljen e saj si ambasadore.

Sipas mediave lokale, akuzat përfshijnë pretendime se Guilfoyle ka pranuar dhurata luksoze gjatë ushtrimit të detyrës si ambasadore dhe se ka kërkuar para në këmbim të mundësisë për të siguruar qasje te figura të administratës përpara konfirmimit të saj në këtë post.

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm (OIG) e Departamentit të Shtetit po heton Guilfoyle-n lidhur me akuzat për sjellje të pahijshme, bëri të ditur të hënën për CNN një burim i njohur me hetimin.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë