| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Burime turke të sigurisë: Grupi terrorist PKK/KCK evakuon katër strehimore në veri të Irakut
"Strehimoret në zonën Bazi të Metinës u evakuuan më 8 tetor, në kuadër të procesit në vazhdim", thonë burimet turke të sigurisë.
Burime turke të sigurisë: Grupi terrorist PKK/KCK evakuon katër strehimore në veri të Irakut
Burime turke të sigurisë: Grupi terrorist PKK/KCK evakuon katër strehimore në veri të Irakut

Grupi terrorist PKK/KCK evakuoi më 8 tetor katër strehimore në rajonin e Metinës, në veri të Irakut, në kuadër të një procesi në vazhdim që synon t'i japë fund veprimtarisë së grupit, thanë burime turke të sigurisë.

Sipas burimeve, strehimoret me emrat "Hebat", "Yajk", "Sabri" dhe "Sason" ndodhen në zonën Bazi të Metinës.

Ato thanë se evakuimi u krye në kuadër të përpjekjeve për të zbrazur strehimoret që konsiderohen se paraqesin rrezik për rifillimin e konfliktit dhe kërcënim për sigurinë e Türkiyes, në kuadër të nismës "Forcimi i Solidaritetit Kombëtar dhe Integrimit Shoqëror".

Burimet e cilësuan këtë veprim si tregues se procesi po vazhdon, duke thënë se përpjekjet në kuadër të nismës po zhvillohen me synimin për ta forcuar stabilitetin në rajon dhe për ta përforcuar vëllazërinë turko-kurde.

Pas përfundimit të veprimtarisë së PKK/KCK-së në të gjitha zonat, anëtarët e grupit që kthehen në Türkiye duke përfituar nga rregullimet e mundshme ligjore pritet t'i nënshtrohen një procesi të integrimit shoqëror.

Gjithashtu, janë planifikuar programe të integruara në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin dhe ekonominë, për ta lehtësuar riintegrimin e tyre në shoqëri.

Burimet thanë se procesi më i gjerë synon vendosjen e një paqeje të qëndrueshme brenda Türkiyes dhe mundësimin e bashkëjetesës në paqe dhe siguri të të gjitha shtresave të shoqërisë.

Ato shtuan se hapat e ndërmarrë në kuadër të nismës synojnë forcimin e stabilitetit rajonal dhe kohezionit shoqëror.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë