Presidenti rus, Vlladimir Putin, ka deklaruar se Türkiye mbetet një nga “partnerët e privilegjuar” të Moskës në politikën e jashtme dhe bashkëpunimin ekonomik.
Duke folur gjatë një takimi në kryeqytetin Bishkek tw Kirgistanit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, Putin tha se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve vazhdon të jetë në nivel të lartë falë interesimit të presidentit Erdoğan.
Putin gjithashtu theksoi se Rusia dhe Türkiye vazhdojnë zbatimin e projekteve të mëdha të përbashkëta, përfshirë Centralin Bërthamor Akkuyu.
“Ju keni vendosur si objektiv vënien në funksion të njësisë së parë të centralit këtë vit. Kjo do të realizohet”, tha Putin.
Takimi u zhvillua në margjinat e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Bishkek, i cili shënon 25-vjetorin e organizatës dhe mbledh liderët e shteteve anëtare dhe partnerëve të ftuar.























