| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Tiranë, kryeministri Rama priti në takim ambasadorin turk
Në një njoftim nga Ambasada e Türkiyes në Tiranë thuhet se gjatë takimit u vlerësua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.
Tiranë, kryeministri Rama priti në takim ambasadorin turk
Tiranë, kryeministri Rama priti në takim ambasadorin turk/ AA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në takim Ambasadorin e Türkiyes në Tiranë, Baris Ceyhun Erciyes.

Në një njoftim nga Ambasada e Türkiyes në Tiranë thuhet se gjatë takimit ambasadori Erciyes ka shprehur kënaqësinë që Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Samitin e 36-të të NATO-s në Ankara më 7-8 korrik.

"Palët riafirmuan vullnetin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht në fushën ekonomike", theksohet në njoftim ku u vlerësua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.