| Albanian
LINDJA E MESME
2 minuta leximi
Katari: Fondi i propozuar prej 300 miliardë dollarësh për rindërtimin e Iranit mbetet "aspirues"
"Shtetet e Gjirit mund të financojnë fonde nëse Teherani dhe ShBA-ja arrijnë zgjidhjen përfundimtare", thotë kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed.
Katari: Fondi i propozuar prej 300 miliardë dollarësh për rindërtimin e Iranit mbetet "aspirues"
Katari: Fondi i propozuar prej 300 miliardë dollarësh për rindërtimin e Iranit mbetet "aspirues"

Kryeministri dhe njëherësh ministër i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani e përshkroi një fond investimi të propozuar prej 300 miliardë dollarësh për Iranin si një "numër aspirues".

Në një intervistë për "Financial Times" të botuar sot, ai tha se shtetet e Gjirit mund të luajnë rol në financimin e tij nëse Teherani arrin zgjidhje përfundimtare me ShBA-në. "Shifra prej 300 miliardë dollarësh që është parashikuar për një fond investimi të propozuar në Iran është numër aspirativ", shtoi Sheikh Mohammed.

Sipas lajmit, administrata e Trumpit ka sugjeruar që shtetet e Gjirit mund të financojnë fondin, i cili fillimisht do të shërbente si një mjet për kompanitë për të investuar në Iran. Ai, megjithatë nuk sqaroi nëse Katari do të marrë pjesë financiarisht. "Qëllimi ynë është që Irani të lulëzojë dhe ekonomia e tij të rritet. Investimi ynë në thelb ka qenë gjithmonë thjesht në vendime tregtare", theksoi Mohammed.

Mekanizmi i propozuar i financimit është i lidhur me nenin 6 të Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit ndërmjet ShBA-së dhe Iranit që synon t'i japë fund armiqësive rajonale. Sipas dispozitës, ShBA-ja angazhohet, së bashku me partnerët e saj rajonalë, të krijojnë program përfundimtar të rënë dakord me vlerë të paktën 300 miliardë dollarësh për rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të Iranit.

Në memorandum thuhet se mekanizmi i zbatimit të planit do të finalizohet si pjesë e një marrëveshjeje përfundimtare brenda 60 ditëve ndërsa ShBA-ja do të sigurojë të gjitha miratimet, heqjet dhe licencat e nevojshme për transaksionet financiare të lidhura.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë