| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Shqipëri: Gjatë vitit 2025 institucionet kulturore u vizituan nga 1,5 milionë vizitorë
Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se gjatë vitit 2025 në institucionet qendrore të artit u organizuan 1.272 shfaqje dhe premiera, të cilat u ndoqën nga 171.607 spektatorë.
Shqipëri: Gjatë vitit 2025 institucionet kulturore u vizituan nga 1,5 milionë vizitorë
Shqipëri: Gjatë vitit 2025 institucionet kulturore u vizituan nga 1,5 milionë vizitorë

Sektori i kulturës në Shqipëri ka shënuar zhvillime pozitive gjatë vitit 2025, tregojnë të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT-i. Sipas tyre, gjatë vitit të kaluar është regjistruar një rritje e ndjeshme e vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se gjatë vitit 2025 në institucionet qendrore të artit u organizuan 1.272 shfaqje dhe premiera, të cilat u ndoqën nga 171.607 spektatorë.

Numri i vizitorëve në muze, parqe arkeologjike dhe institucione të tjera të trashëgimisë kulturore arriti në 1.523.587 persona, ose 15,9 për qind më shumë krahasuar me vitin 2024.

Ndërkohë, Shqipëria forcoi më tej profilin e saj si destinacion kulturor rajonal dhe ndërkombëtar. Gjatë vitit 2025 u zhvilluan 314 aktivitete kulturore me pjesëmarrje ndërkombëtare, duke tërhequr gjithsej 261.654 pjesëmarrës. Kosova, vendet e Bashkimit Evropian dhe Arabia Saudite shënuan numrin më të lartë të aktiviteteve dhe pjesëmarrësve.

Prania e artistëve të huaj në jetën kulturore të vendit u zgjerua ndjeshëm. Në aktivitetet kulturore të zhvilluara në Shqipëri morën pjesë 428 artistë të huaj, ku shumica ishin nga Arabia Saudite, me 29,7 për qind të totalit, pasuar nga artistët nga Kosova me 11,7 për qind dhe ata nga Italia me 9,8 për qind.

Numri i vizitorëve në muze, parqe arkeologjike dhe institucione të tjera të trashëgimisë kulturore arriti në 1.523.587 persona, ose 15,9 për qind më shumë krahasuar me vitin 2024.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë