| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kosovë, arrestohet një i dyshuar për spiunazh
Prokuroria njofton se arrestimi i të dyshuarit është realizuar pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga autoritetet kompetente.
Kosovë, arrestohet një i dyshuar për spiunazh
Kosovë, arrestohet një i dyshuar për spiunazh

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në pikën kufitare në Merdare të Podujevës, kanë arrestuar shtetasin e Republikës së Kosovës, Fehim Sali, nën dyshimin se ka kryer veprën penale "spiunazh".

Prokuroria njofton se arrestimi i të dyshuarit është realizuar pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga autoritetet kompetente.

"Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit", thuhet në njoftim.

Televizioni shtetëror i Kosovës ka bërë të ditur se i arrestuari dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA) dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zelimir Matoviq.

Bëhet e ditur se Sali punon si arsimtar në shkollën serbe "9 Maji" në Rapçë të Dragashit dhe më herët ka qenë i angazhuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Maqedoni e Veriut: Marrëveshja e Ohrit që i dha fund konfliktit të armatosur mbush 25 vite
Shpallet epidemi e etheve të Nilit Perëndimor në pesë komuna të Shkupit, shënohet viktima e parë
Kosovë, dy parti opozitare kërkojnë vazhdimin e seancës në Kuvend
Kryeministri Rama: Fakti që Serbia e ka humbur Kosovën është thjesht një fakt
Shqipëri, Droni Bayraktar TB2 monitoron në kohë reale vatrat e zjarrit
Shqipëria në flakë, nëntë vatra aktive
KFOR-i: Do të mbajmë prani të fuqishme në veri të Kosovës
Tetë vatra zjarri aktive në Shqipëri, vijojnë operacionet
BE-ja kundër planeve të Serbisë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër
Dhuka i përgjigjet homologut serb për Ibrin: Lumi rrjedh përpara, po ashtu edhe historia
Forcohet partneriteti në siguri dhe mbrojtje mes Shqipërisë dhe BE-së
Haxhiu dhe KFOR-i theksojnë rëndësinë e partneritetit Kosovë-ShBA në siguri
Turistët turq kryesojnë numrin e vizitorëve të huaj në Maqedoninë e Veriut në gjashtë muajt e parë
Transportuesit nga rajoni: Protesta nëse nuk zgjidhet problemi i qëndrimit në zonën Schengen
Shqipëria zgjeron plazhet publike me 67 për qind: 1689 parcela në dispozicion këtë verë
Rumania mund të mbyllë reaktorin bërthamor të "Cernavodës" pasi niveli i ujit në Danub ra ndjeshëm
Hoxha për debatin mbi Ibrin: Lumenjtë duhet të sjellin ujë, jo kërcënime
Gjykata siriane dënon në mungesë me vdekje ish-presidentin Bashar al-Assad
Shqipëria përballet me 25 vatra zjarri në 24 orët e fundit, pesë vatra mbeten aktive
Kryeministri Rama: Nuk kemi nevojë për një Shqipëri të Madhe për të qëndruar në krah të Kosovës