Parlamenti izraelit (Knesset) ka miratuar në lexim të parë një projektligj që synon ta ndalojë transmetimin e ezanit përmes altoparlantëve.
E përditshmja Israel Hayom raportoi se Knesseti miratoi projektligjin në leximin paraprak, me qëllim forcimin e zbatimit të ligjit kundër asaj që u përshkrua si “zhurma e xhamive”.
Projektligji u miratua me 50 vota pro dhe 36 kundër në parlamentin me 120 vende.
I propozuar nga partia Otzma Yehudit, e udhëhequr nga ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, projektligji u mbështet edhe nga partia opozitare Yisrael Beiteinu e politikanit të djathtë Avigdor Lieberman.
Sipas ligjit izraelit, projektligji duhet të kalojë edhe tri lexime të tjera para se të kthehet në ligj.
Ndalimi i ezanit përmes altoparlantëve do ta privojë atë praktikisht nga qëllimi i tij kryesor, pasi ai shërben për t’i njoftuar myslimanët për oraret e faljeve të namazit dhe nuk është thjesht një ritual që recitohet brenda xhamive.
Sipas transmetuesit izraelit Channel 14, legjislacioni i propozuar parashikon që asnjë sistem zëri të mos instalohet ose përdoret në ndonjë xhami pa autorizim të qartë paraprak.




















