| Albanian
SOCIALE
1 minuta leximi
Gjermania shënon nivelin më të ulët të lindshmërisë në gati 3 dekada
Zyra Federale e Statistikave raportoi se mesatarja e numrit të fëmijëve për grua ka rënë në 1,32 në vitin 2025, nga 1,35 një vit më parë. Ky është niveli më i ulët që nga viti 1997.
Gjermania shënon nivelin më të ulët të lindshmërisë në gati 3 dekada
Gjermania shënon nivelin më të ulët të lindshmërisë në gati 3 dekada/ AA

Gjermania ka regjistruar normën më të ulët të fertilitetit në gati tri dekada vitin e kaluar, treguan sot të dhënat zyrtare, duke thelluar shqetësimet për plakjen e popullsisë dhe ndikimin e saj ekonomik. 

Zyra Federale e Statistikave raportoi se mesatarja e numrit të fëmijëve për grua ka rënë në 1,32 në vitin 2025, nga 1,35 një vit më parë. Ky është niveli më i ulët që nga viti 1997.

Rënia ishte e gjerë në të gjithë vendin, me ulje të lindjeve në të gjitha landet përveç Hamburgut, ku norma u rrit lehtë në 1,24 fëmijë për grua. Landet lindore vazhduan të regjistrojnë shifra më të ulëta se Gjermania perëndimore, me rënien më të madhe në Mecklenburg-Vorpommern, ku norma ra me 6,3 për qind në 1,21.

Rënia ka prekur si gratë gjermane, ashtu edhe ato të huaja. Tek shtetaset gjermane, mesatarja e fëmijëve për grua ka rënë në 1,20. Gratë me shtetësi të huaj kishin një normë më të lartë prej 1,78 fëmijësh për grua, megjithëse edhe kjo ishte më e ulët se norma 1,84 një vit më parë.

Eksploro
Gati gjysma e specieve të shpendëve shtegtarë në botë janë në rënie
UNICEF: Një në 5 fëmijë në 21 vende kanë përjetuar abuzim seksual të lehtësuar nga teknologjia
Shqipëri, Fondacioni Turk Maarif organizon trajnim për mësuesit
Veterinerët përdorin për herë të parë terapi kundër kancerit te një gjarpër
Gjithnjë e më shumë të rinjtë turq po frekuentojnë bibliotekat. Si po ndodh kjo?
Kotelet e kafenesë bëhen burim lumturie për individë me nevoja të veçanta
Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë
Oxfam: Vapa shkakton më shumë se 5.000 vdekje në vit në Francë
Bloomberg: 500 më të pasurit e botës fituan 336 miliardë dollarë brenda ditës
Agjencia e Kimikateve: Kimikati i përjetshëm në ujin e pijshëm, më i rrezikshëm sesa mendohej
Studimi i ri zbulon dinozaurin më të madh të gjetur në Azinë Juglindore
Studimi në Zvicër paralajmëron se kufizimi i popullsisë në 10 milionë mund ta dëmtojë ekonominë
Trump lehtëson rregulloret për marihuanën mjekësore të licensuar nga shtetet
Shkalla e lindshmërisë në ShBA bie në nivelin më të ulët në vitin 2025
Thellohet plakja e popullsisë në Zvicër
Austria miraton ndalimin e përdorimit të mediave sociale për fëmijët nën 14 vjeç
Rritja e çmimit të naftës ushtron presion mbi ekonomitë, vendet aziatike adoptojnë punën në distancë
Brenda bumit të jetëgjatësisë: Ku ndahet shkenca nga fantazia
OKB-ja: 4.9 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç vdiqën në vitin 2024
Pse njihet Nata e Kadrit si Nata e Jetës?