| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Këshilli Botëror Turk i Biznesit organizon takim në Shkup
Takimi u organizua nën mikpritjen e përfaqësuesit të DTIK-së për Maqedoninë e Veriut, Fatih Sahbaz, ndërsa në të morën pjesë përfaqësues nga Türkiye dhe nga vendi.
Këshilli Botëror Turk i Biznesit organizon takim në Shkup
Këshilli Botëror Turk i Biznesit organizon takim në Shkup / AA

Sot në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, u organizua takimi i Këshillit Botëror Turk të Biznesit (DTIK), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Türkiye dhe nga vendi.

Takimi u organizua nën mikpritjen e përfaqësuesit të DTIK-së për Maqedoninë e Veriut, Fatih Sahbaz, dhe në të morën pjesë zëvendësministri i Tregtisë i Türkiyes, Mahmut Gurcan, ambasadori i Türkiyes në Shkup, Fatih Ulusoy, kryetari i Këshillit të Përfaqësuesve për Ballkanin në DTIK, Levent Sadik Ahmet, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Këshillit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Türkiyes (DEIK), Adem Yavuz, si dhe kryetari i Odës Ekonomike Maqedoni–Türkiye (MATTO), Aydogan Ademoski, së bashku me shumë të ftuar të tjerë.

Gjatë takimit, zëvendësministri Gurcan theksoi se i ndjek nga afër aktivitetet e DTIK-së dhe i vlerëson ato si të suksesshme dhe të rëndësishme.

Ambasadori Ulusoy u bëri thirrje biznesmenëve që të forcojnë bashkëpunimin me Lidhjen e Shoqatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë së Veriut (MATUSITEB); e cila prej shumë vitesh vepron në vend, si dhe të vlerësojnë të rinjtë e diplomuar në degët e Gjuhës dhe Letërsisë Turke për punësim.

Nga ana e tij, Sahbaz theksoi se ky takim është një platformë e rëndësishme për forcimin e strukturimit rajonal, rritjen e koordinimit mes biznesmenëve turq dhe avancimin e marrëdhënieve ekonomike mes Türkiyes dhe vendeve të Ballkanit.

Ndërkaq, Ahmeti nënvizoi se përfaqësimi i grave në botën e biznesit është ende i pamjaftueshëm dhe njoftoi se në shtator është planifikuar një takim i veçantë për sipërmarrëset gra.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë