| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Konjufca: Kosova vazhdon të përballet me fushata dezinformimi që vijnë kryesisht nga Rusia dhe Serbi
"Kosova vazhdon të përballet me fushata dezinformimi që vijnë kryesisht nga Rusia dhe Serbia, të cilat përpiqen të cenojnë shtetësinë, të keqinterpretojnë realitetin dhe të ndikojnë në perceptimin vendor dhe ndërkombëtar", tha Konjufca.
Konjufca: Kosova vazhdon të përballet me fushata dezinformimi që vijnë kryesisht nga Rusia dhe Serbi
Konjufca: Kosova vazhdon të përballet me fushata dezinformimi që vijnë kryesisht nga Rusia dhe Serbi / Kosova Press

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë konferencës “Demokracitë Rezistente në Epokën e Informacionit: Perspektiva Nordike mbi luftimin e dezinformimit dhe forcimin e qëndrueshmërisë shoqërore”, tha se dezinformimi nga Rusia dhe Serbia e kërcënojnë stabilitetin demokratik.

Konjufca në këtë konferencë tha se bota po jeton në një epokë ku mjedisi informativ po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për stabilitetin demokratik.

Sipas tij, Kosova vazhdon të përballet me fushata dezinformimi që vijnë kryesisht nga Rusia dhe Serbia, të cilat përpiqen të cenojnë shtetësinë, të keqinterpretojnë realitetin dhe të ndikojnë në perceptimin vendor dhe ndërkombëtar.

Ai theksoi se dezinformimi dhe ndikimi në informacion nuk janë më sfida margjinale, por përpjekje të qëllimshme, shpesh të organizuara dhe të mbështetura, që synojnë dobësimin e besimit në institucione, çorientimin e debatit publik dhe krijimin e pasigurisë tek qytetarët.

"Kosova është e përkushtuar që të avancojë në këtë drejtim. Po punojmë për të përforcuar komunikimin tonë institucional, të përmirësojmë bashkërendimin dhe të mbështesim një mjedis ku informacioni i saktë dhe gazetaria e përgjegjshme mund të lulëzojnë, mund të zhvillohen tutje. Njëkohësisht, e kuptojmë që rezilienca afatgjatë varet nga një shoqëri që është e angazhuar në mënyrë kritike dhe e kuptoj që kjo konferencë do të kontribuojë në mënyrë kuptimplote”, tha Konjufca.

Ai shtoi se këto sfida janë pjesë e një vazhdimësie më të gjerë që prek reziliencën e demokracive në gjithë rajonin, duke nënvizuar se ndërtimi i qëndrueshmërisë kërkon një përpjekje gjithëpërfshirëse që bashkon institucionet publike, mediat e pavarura, shoqërinë civile dhe vetë qytetarët.

BURIMI:AA
Eksploro
Ministri Hoxha takon komisaren Kos: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së bazohet në angazhime të forta
Nuk ka marrëveshje për Presidentin, Kurti: Kosova drejt zgjedhjeve të reja
Rumen Radev, ish-presidenti e shefi i Forcave Ajrore të Bullgarisë gati për t'u rikthyer në pushtet
Shqipëri, TIKA vazhdon mbështetjen për Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Maqedonia e Veriut dhe Kazakistani të gatshëm për avancimin e marrëdhënieve bilaterale
​Kosova dhe Shqipëria me tjetër hap të rëndësishëm për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kosova shpall Korpusin e Gardës Revolucionare Iraniane "organizatë terroriste"
Bullgaria Progresive kryeson zgjedhjet me 44,5 për qind, me 68,3 për qind të votave të numëruara
Begaj: Shqipëria dhe Türkiye janë dy vende mike dhe partnerë strategjikë
Forumi në Antalya: Diskutohet rritja e tregtisë Türkiye–Maqedoni e Veriut
Kryediplomati i Shqipërisë, Hoxha: Mbështesim fuqishëm sovranitetin territorial të BeH-së
Siljanovska-Davkova: Procesi i anëtarësimit në BE, "maratonë plot pengesa drejt Brukselit"
Ministri i Jashtëm turk priti takimin e Platformës së Paqes për Ballkanin në margjinat e ADF-së
Konjufca në Antalya: Siguria kusht për stabilitetin, Kosova synon bashkëpunim të ndershëm në Ballkan
Kryediplomati i Shqipërisë, Hoxha në ADF: BE-ja mbetet qëllim i Ballkanit Perëndimor
Mucunski në ADF: Përpjekjet diplomatike të Turqisë janë me rëndësi të madhe
Rama në samitin “Në mbrojtje të demokracisë” në Spanjë, pritet nga Sanchez
Vuçiq: Qëllimi i Prishtinës është të njihet pavarësia e Kosovës, pa asociacionin e komunave serbe
Kosovë, autoritetet arrestojnë një të dyshuar për përfshirje në sulmin e Banjskës
Shqipëri, tensione dhe përplasje në protestën e opozitës