| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Netanyahu dhe Trumpi zhvillojnë bisedë telefonike
Raportohet se telefonata u zhvillua pak para se Irani ta njoftonte pezullimin e sulmeve ndaj Izraelit, me kusht që Tel Avivi të ndalojë sulmet e veta.
Netanyahu dhe Trumpi zhvillojnë bisedë telefonike
Netanyahu dhe Trumpi zhvillojnë bisedë telefonike / Reuters

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidenti i ShBA-së, Donald Trump, kanë zhvilluar një bisedë telefonike, në mes të tensioneve të shtuara midis Tel-Avivit dhe Teheranit pas sulmeve izraelite ndaj kryeqytetit libanez.

Transmetuesi izraelit Channel 13 raportoi se telefonata u zhvillua pak para se Irani të njoftonte pezullimin e sulmeve ndaj Izraelit, me kusht që Tel-Avivi të ndalojë sulmet e veta.

Gazeta Israel Hayom raportoi se ShBA-ja dhe Izraeli i dërguan një mesazh Iranit se nuk do të kryheshin më sulme nëse Teherani pranon të mos rifillojë luftimet.

Autoritetet izraelite nuk kanë lëshuar ende një deklaratë zyrtare lidhur me bisedën telefonike mes Netanyahut dhe Trumpit apo për ndërprerjen e armiqësive me Iranin.

Megjithatë, Channel 12 i Izraeli, duke cituar një zyrtar izraelit, tha se Tel-Avivi po i ndalon sulmet ndaj Iranit me kërkesë të Trumpit.

Tensionet u përshkallëzuan dje, kur Izraeli bombardoi kryeqytetin libanez Bejrut, pavarësisht armëpushimit në fuqi, duke nxitur Iranin të lëshojë raketa drejt veriut të Izraelit në shenjë hakmarrjeje, ndërsa Izraeli ndërmori disa valë sulmesh ajrore kundër Iranit.

Në një postim në platformën e tij Truth Social në orët e para të ditës së sotme, Trumpi u bëri thirrje Izraelit dhe Iranit që të ndalin luftimet “menjëherë”, pas shkëmbimit të sulmeve ajrore mes dy vendeve.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
BE-ja vendos sanksione ndaj zyrtarëve të Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit
Organizata Amnesty International: E drejta për tubim paqësor në Greqi “shkelet haptazi”
Italia pranon të marrë mbrapsht azilkërkuesit nga Holanda
Libani dhe Izraeli dakordohen për “zonat pilot” nën kontrollin e ushtrisë libaneze
Trumpi: Po të mos isha unë, nuk do të kishte Izrael tani
Kryeministri kanadez: Nuk do të reagojmë ndaj çdo gjëje që Trumpi poston në rrjete
ShBA-ja pret raundin e katërt të negociatave të drejtpërdrejta Izrael-Liban
Irani: Jemi gati më shumë se në të kaluarën nëse rifillon lufta me ShBA-në
Teherani shqyrton tekstin final të marrëveshjes me ShBA-në
Pse rritja politike e "Reform" po i bën myslimanët britanikë të ndihen të pasigurt?
Trumpi dhe Al Sharaa diskutojnë heqjen e sanksioneve amerikane dhe rindërtimin e Sirisë
Trumpi: Irani kërkon marrëveshje, u bën thirrje kritikëve të lejojnë vazhdimin e negociatave
OKB-ja paralajmëron për përshkallëzim të marrëdhënieve Rusi-Ukrainë, kërkon rikthimin e bisedimeve
Korpusi ushtarak gjermano-holandez merr rol të ri komandues në frontin baltik të NATO-s
CNN-i: Trumpi kërcënon një në 13 vende në botë
Gjykata gjermane gjobit një person për fyerje ndaj kancelarit Merz në rrjetet sociale
Rusia akuzon Estoninë për minim të marrëveshjeve kufitare në Liqenin Çudskoye dhe lumin Narva
ShBA-ja do të reduktojë ndjeshëm kontributet ushtarake në NATO
Irlanda synon ndalimin e importeve nga vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara palestineze
Holanda avancon planet për qendra kthimi të migrantëve jashtë BE-së