Fluturimi i parë i drejtpërdrejtë i Syrian Airlines nga Aeroporti i Amsterdamit Schiphol në Holandë për në Damask u ngrit të enjten, duke e shënuar rifillimin e fluturimeve direkte midis dy vendeve pas disa vitesh pezullim, njoftoi agjencia e lajmeve siriane SANA.
Rruga e re është pjesë e një plani për ta rivendosur dhe për ta zgjeruar numrin e destinacioneve të shërbyera nga transportuesi kombëtar i Sirisë në Evropë, tha ai.
Fluturimet direkte midis aeroporteve evropiane dhe Sirisë po rifillojnë gradualisht pas gati 14 vitesh pezullim.
Përveç Syrian Airlines që nisi fluturime të rregullta midis Damaskut dhe Amsterdamit, Dan Air i Rumanisë filloi të kryejë fluturime nga Bukureshti në Halep që nga 1 korriku. Dan Air rifilloi fluturimet për në Damask në qershor 2025.
Përgatitjet janë duke u zhvilluar gjithashtu në Gjermani për të operuar një linjë direkte midis Berlinit dhe Damaskut në fillim të gushtit.
Në qershor, Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil të Sirisë tha se numri i linjave ajrore që kishin rifilluar fluturimet drejt dhe nga vendi ishte rritur në 12.
Ndryshimi vjen pas vitesh të një rënieje të mprehtë të trafikut ajror mbi Siri, i cili filloi gradualisht në vitin 2012 për shkak të kushteve të paqëndrueshme të sigurisë dhe klasifikimeve të mëvonshme ndërkombëtare që trajtonin hapësirën ajrore siriane si një zonë rreziku.
Pas rënies së regjimit të Asadit më 8 dhjetor 2024, Izraeli shpalli rënien e Marrëveshjes së Shkëputjes të vitit 1974 dhe pushtoi një zonë tampon në anën siriane të kufirit.























