| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kosova hap mision konsullor në Teksas të ShBA-së
“Ky është një hap i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë në Teksas dhe në rajonin përreth”, ka thënë ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Kosova hap mision konsullor në Teksas të ShBA-së
Kosova hap mision konsullor në Teksas të ShBA-së / TRT Balkan

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar dekretin për hapjen e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Zyra e Presidentes njofton se Haxhiu ka thënë se mërgata kosovare ka pasur rol kyç në çdo kapitull të historisë së vendit, nga rezistenca deri tek shtetndërtimi.

“Ky është një hap i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë në Teksas dhe në rajonin përreth, por edhe mirënjohje për mërgatën tonë në Amerikë, e cila për dekada ka punuar, ka ndihmuar, ka lobuar dhe ka qëndruar pranë Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Sipas Haxhiut, me këtë mision, Kosova bëhet më e afërt për qytetarët e saj dhe më e pranishme në një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike e shoqërore të Amerikës.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë