| Albanian
LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Rubio takon presidentin e EBA-së, riafirmon angazhimin e ShBA-së për sigurinë e vendit
Përveç memorandumit të mirëkuptimit mes ShBA-së dhe Iranit, dy liderët kanë diskutuar “përpjekjet për të siguruar kalim të plotë dhe të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit”.
Rubio takon presidentin e EBA-së, riafirmon angazhimin e ShBA-së për sigurinë e vendit
Rubio takon presidentin e EBA-së, riafirmon angazhimin e ShBA-së për sigurinë e vendit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është takuar të mërkurën me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, duke riafirmuar angazhimin e ShBA-së për sigurinë e vendit të Gjirit pas luftës me Iranin.

Sipas CNN-it, përveç memorandumit të mirëkuptimit mes ShBA-së dhe Iranit, dy liderët kanë diskutuar “përpjekjet për të siguruar kalim të plotë dhe të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit, si dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott.

“Sekretari falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për lidershipin dhe mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme, vlerësoi guximin dhe qëndrueshmërinë e tyre përballë sulmeve të Iranit, dhe riafirmoi angazhimin e ShBA-së për sigurinë e Emirateve”, ka shtuar Pigott.

Rubio është larguar nga Emiratet dhe është planifikuar të vizitojë Kuvajtin dhe Bahreinin para se të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë