| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Ministri Gashani pret në takim homologun nga Türkiye, Askin Bak
“Në prag të ndeshjes së sotme, Kosovë-Türkiye, ky takim merr një domethënie të veçantë, duke dëshmuar edhe një herë se sporti është urë që na afron”, ka thënë Gashani.
Ministri Gashani pret në takim homologun nga Türkiye, Askin Bak
Ministri Gashani pret në takim homologun nga Türkiye, Askin Bak / AA
7 orë më parë

Ministri i Kulturës dhe i Turizmit në Kosovë, Blerim Gashani, ka pritur në takim ministrin e Rinisë dhe Sporteve të Türkiyes, Osman Askin Bak.

Pas takimit, ministri Gashani tha se homologun Askin Bak e priti në një frymë të shkëlqyer bashkëpunimi dhe miqësie.

“Në prag të ndeshjes së sotme, Kosovë-Türkiye, ky takim merr një domethënie të veçantë, duke dëshmuar edhe një herë se sporti është urë që na afron”, ka shkruar Gashani.

Ministri Gashani bëri të ditur se me ministrin turk kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen dhe për projekte të përbashkëta që do të sjellin përfitime për të dyja vendet.

Kombëtarja e Kosovës në futboll pret sot në një ndeshje historike për kualifikim në Botërorin 2026 kombëtaren e Türkiyes. Përpos delegacioneve të larta të ministrisë dhe federatës turke, në Stadiumin “Fadil Vokrri” do të jenë të pranishëm edhe rreth 1 mijë tifozë nga Türkiye.