Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ka anuluar pjesëmarrjen në Samitin BE - Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet nesër në Tivat.
Siç raporton RTCG-ja, duke u bazuar në një njoftim me shkrim, anulimi i vizitës ka ndodhur për arsye shëndetësore.
Sipas njoftimit, anulimi i vizitës ka ndodhur për arsye shëndetësore.
TË REKOMANDUARA
Samiti BE - Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor, ndërsa nikoqir i takimit është presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.
Në samit pritet pjesëmarrja e liderëve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të diskutohen bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva evropiane e rajonit.























